Situata nga Koronavirusi, Report Tv Live nga Rruga e Elbasanit, flasin tregtarët e fruta perimeve dhe qytetarët

15 Mars 2020, 10:30

TIRANË- Pas denoncimeve që kanë mbërritur ë redaksinë tonë, Report Tv me gazetarin Arsen Rusta kanë bërë një vëzhgim në disa pika shitjes të frutave dhe perime në rrugën e Elbasanit është fakt! Çmimet kanë pësuar një rritje prej 20 lekësh, kryesisht të portokalleve dhe limonëve, që rekomandohen për t'i konsumuar për të "luftuar" koronavirusin. Për mikrofonin e Report Tv qytetarët shprehen se dy ditë më parë e kanë blerë portokallin me 80 lekë, e ndërsa sot ai shitet në treg me 100 lekë.

"Mos e pyet, janë rritur çmimet. Dy ditë më parë ka qenë 80 lekë"

Çmimet janë rritur, se bëj shpesh pazar. Portokalli ka qenë 750-800 lekë"

"I kanë ngritur çmimet e doreza. Portokalli 160, i kam marrë në një vend tjetër", thanë disa prej qytetarëve që sot kishin dalë nga shtëpia për të bërë pazar.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga vetë shitësit, por sipas tyre e gjitha është për shkak se çmimet i ka rritur shumica, e që më pas reflektohet edhe tek pakica.

"Problemi është tek shumica, se ne si biznes kemi qenë konstant dhe nuk është momenti që gjuajmë krizat për të rritur çmimet. Nuk ka asnjë produkt shqiptar, janë të importuara. Ka pasur shumë shitje këto. E kam marrë portokallin 90 lekë, e shes me 100 lekë", tha pronari i një biznesi, i cili mes të tjera theksoi se nuk shfrytëzon kriza për të tilla për të fituar, përkundrazi. Ai është shprehur i gatshëm të punoj vullnetarisht. "Jam i gatshëm që të punoj vullnetarisht, vetëm të më sjellin mallin dhe e shes unë", tha ai.

"Nuk e kemi në dorë, edhe ne me cmime të larta i kemi marrë. I ka rritur shumica", tha për Report Tv pronari i një dyqani fruta-perimesh.

Një tjetër pronar shprehet se rritja e çmimeve ka ardhur edhe për shkak të shtetrrethimit. Duke qenë nuk ka një makinë me loga dhe nuk është akredituar në polici për të marrë një autorizim, i duhet të paguajë një makinë tjetër për t'i sjellë mallin nga shumica. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e beftë të çmimeve.

" Çmimet janë rritur se nuk kemi mjete. Po të na linin të dilnim me makinat tona të do të ishin çmimet më të ulëta", tha ai.

Njëzëri ato pranojnë se kanë pasur kontrolle nga Task- Forca.

"Po, kemi pasur kontrolle"