Situata nga reshjet/Fierza arrin pikën kritike

15 Maj 2018, 12:52 | Përditesimi: 15 Maj 2018, 12:52

Reshjet e shiut kanë rritur prurjet në liqenin e Fierzës, niveli i ujit ka kaluar kuotën maksimale të 296 m. Prurjet janë 1200 metër kub në sekond. Ky është një rast i pazakontë i nivelit të ujit gjatë viteve të fundit, pasi ndodhemi në pragun e verës.

Prej fillimit të muajit maj, qyteti i Kukësit është nën ndikimin e reshjeve të shiut, gjë që ka sjellë problematika në qarkullim në rrugët rurale por edhen ato nacionale.

Më problematike është aksi rrugor Kukës-Shishtavec, e cila është çdo ditë nën pushtetin e rënies së gurëve dhe dherave pasi nuk ka mirëmbajtje për rrugën, dhe është e amortizuar.

b.ha./Shqiptarja.com