Situata para protestës

13 Prill 2019, 15:21

TIRANE-Pasditen e sotme në orën 18:00 opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e radhës para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama nga pushteti, pasi e akuzon si të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Kjo do të jetë protesta e tretë para selisë së qeverisë dhe e nënta në total duke përfshirë edhe ato para parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenare.  E ndërsa protestat e tjera opozita i ka zhvilluar paradite para Kryeministrisë, sot ka vendosur që të ndryshojë skenar duke u zhvendosur pasdite, ndërsa ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë më pas, sa do të zgjasë, deri kur do të qëndrojnë militantët e partive opozitare, PD-së dhe LSI-së në bulevard.