Situata politike në Kosovë dhe zhvillimet në kampin e opozitës shqiptare - Të ftuar Koço Danaj dhe Dashamir Sheshi

8 Janar 2020, 10:26

TIRANE- Analisti Koço Danaj tha në studion emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se mbledhja e sotme kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës la të kuptohet se të gjitha opsionet janë të hapura. Ai solli në vëmendje  vizitën e delegaicionet të LDK në Gjermani ku vuri në dukje se mungonte një prej figurave kryesore të saj, Vjosa Osmani. Sipas Danajt në Kosovë mund të shkohet në zgjedhjet të parakohshme pasi sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i kolicioneve të deritanishme.

----------  ----------------- ------------------- -------------------- ------------------------

 Reforma Zgjedhore ka sjellë përplasje mes partive opozitare. Një informacion i tillë është konfirmuar nga kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi, në emisonin e "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Shehi ka deklaruar përplasjet janë për sistemin zgjedhor.

"Për Reformën kemi debatet tona. Është një çështje që nuk është mbyllur akoma. Unë gjykoj që nëse do shkonim në zgjedhje për 3-4 muaj do të pranoja sakrificën që të shkoja me këto kushte, me një kontroll më të madh mbi votën. Nëse këtë reformën ne votojmë në 2021 unë gjykoj që do jetë një gabim vdekjeprurës për opozitën shqiptare, se gjatë kësaj periudhe nuk kemi pse ngutemi, se kemi nevojë për një reformë reale, të bindim faktorët që janë në piacë të ndryshojmë sistemin dhe të shkojmë në 2021 për ta votuar. Sot kjo sakrificë bëhet për ndërrimin e shpejtë të pushtetit, nuk do kishte vlerë kjo reformë e afruar sot", tha Shehi. 

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv