Situata politike në Tiranë, Fleckenstain takon Gent Cakajn

20 Shkurt 2019, 15:01

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein takoi këtë të martë ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter, Fleckenstein, shkruan se fokus i diskutimeve mes tyre ishte reforma në drejtësi dhe situata politike në Tiranë.

“Takimi i parë me ministrin e ri në detyrë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj sot. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të pikëpamjeve mbi reformën e drejtësisë dhe situatën aktuale në Tiranë", thotë raportuesi për Shqipërinë në PE, i cili në këtë postim ka etiketuar, edhe eurokomisionerin Johannes Hahn, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.