Situatë e përsëritur tek 'Shqiponja', trafik i rënduar automjetesh në hyrje të Tiranës

6 Prill 2020, 17:16

Trafik si në ditë normale në zonën e Astirit në Tiranë dhe në sheshin "Shpiponja". Edhe pse ora 13:00 shënon mbylljen në shtëpi të të gjithë qytetarëve që kanë dalë me autorizim një orësh për të bërë pazaret, trafiku i automjeteve vijon. Automjetet kanë tjetër mënyrë për qarkullim, ku lëvizin lirshëm ato të transportit të mallrave apo ato me autorizim për të shkuar dhe për t'u kthyer nga puna, Por ky trafik nuk të jep aspak panoramën e një situate emergjence, siç vendi po kalon me koronavirusin.