'Situatë paradoksale, por do ia dalim', artistët mesazhe: Qëndroni në shtëpi!

24 Mars 2020, 16:12

Kanë kaluar dy javë nga prekja e vëndit tonë nga virusi korona, por javët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira sipas mjekëve.

Ndërkohë artistët edhe sot kanë vijuar me mesazhet e tyre edhe ditën e sotme për të sensibilizuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira. Disa prej tyre sjellin copëza nga jeta e përditshme e tyre në kushtet e vetëizolimit.