S'iu bindën për zgjedhjet në universitete, Koni shkarkon kryetaren e KIZ-it dhe anëtarët si pedagogë, Keta: Aktet e rektorit pa vlerë

6 Maj 2020, 18:50

TIRANE-Debati për zgjedhjet në universitete ka sjellë sot largimin nga puna të pedagogëve që janë pjesë e KIZ-it (Komisionit Institucional të Zgjedhjeve), kryetares Majlinda Keta dhe anëtarëve, zv/ rektorit Bernard Dosti, Orjona Mucollarit, Ardiam Dokës dhe Egla Gishtit. Rektori Mynyr Koni shkarkoi pedagogët, pasi nuk iu bindën urdhrit për zgjedhjet në universitete, i cili i kundërshton.