Sizmiologu për Report Tv: Tërmeti ka patur 550 pasgoditje, lëkundje do ketë edhe në ditët në vijim

27 Nëntor 2019, 17:59

në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmiologu Rexhep Koçi është shprehur se deri më tani ka patur 550 pasgoditje. Ndërkohë sipas tij pritet që edhe në ditët në vijim të ketë pasgoditje të tjera.

"550 pasgoditje. Janë disa kilometra në veri të kepit të Rodonit. Deri përball Gjirit të Lalëzit. Ka edhe një pjesë tjetër të pasgoditjeve edhe në tokë. Do të presim pasgoditje të tjera.  Do te kemi pas goditje të tilla edhe në vijim megjithëse jo shumë të larta. Rajoni është aktivizuar dhe derisa të stabilizohet e gjitha energjia e akumuluar. Do të kemi lëkundje të tjera por janë krejt normale. " tha Koçi