Sizmologu Tselentis për Report TV: Nuk ishte një tërmet i fortë por do të ketë pasgoditje të vogla

22 Shtator 2019, 16:49

TIRANË - Drejtor i Observatorit Kombëtar të Gjeodinamikës në Athinë, Akis Tselentis ka komunikuar me Report TV, një ditë pas tërmetit me magnitudë 5.8 që preku Shqipërinë.

Profesori grek i sizmologjisë thotë se tërmeti i djeshëm nuk ishte një tërmet i fortë por mesatar dhe dëmet që u shkaktuan ishin për shkak të cilësisë së ndërtimit.