'S'ka dakordësi për hapje të kopshteve', Albana Fico: 90.3 % e vatrave të kontrollueshme, zonat më kritike përfshijnë fasoneritë dhe burgjet

23 Prill 2020, 22:16

Kreu i Instituti të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë një lidhje për emisionin "Repolitix" në Report TV u shpreh se fatmirësisht në Shqipëri 90.3 % e vatrave të infeksionit kanë qenë familjare dhe të kontrollueshme, ndërsa një pjesë e vogël ka qenë vatër me rrezik të madh ose klaster siç quhen ndryshe grumbullimet e mëdha si rastet e fasonerive në Krujë apo burgun 313.

Në lidhje me lehtësimin e masave dhe kapjen e kopshteve e çerdheve, Fico tha se kjo do të bëhet në bazë të vazhdimësisë së ecurisë së kurbës epidemiologjike, por që ende nuk është koha për t'i hequr këto masa, por vetëm lehtësime graduale. Fico tha se hapja do të vijojë graduale pa rrezikuar që vendi të kthehet në gjendjeje të rëndë ku mjekëve do t'iu duhet të mendonjë se kujt t'ia heqin respiratorin për shkak të mbipopullimit në spitaleve.