S'ka fund për zvarritjen e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, Balluku: Projekti ishte pa studim, të tre lotet kërkojnë 106 mln USD shtesë

24 Shtator 2020, 15:58

Një rrugë që ka marrë miliona dollarë dhe që duhej të kishte përfunduar së ndërtuari, kërkon miliona të tjera shtesë.  Qukës-Qafë Plloçë ka një afat të ri. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në interpelancë në Kuvend tha se  projekti ishte i pastudiuar dhe për këtë arsye ajo do të përmbyllet në 2022.