S'ka qetësi për Barcelonën, 'ngec' kundër Alaves! Parma rikonfirmohet 'macja e zezë' e Interit

1 Nëntor 2020, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 11:48:44

Jo vetëm në aspektin drejtues dhe atë ekonomik, por Barcelona nuk po gjen qetësi as në rezultatet që po prodhon fusha e blertë. Skuadra katalanase në javën e 6 të La Liga-s ka barazuar me vështirësi kundër Aalaves me rezultatin 1-1.

Vendasit realizuan të parët në minutën e 31 me Rioja, ndërsa për të ardhur te baraspesha u desh jo pak kohë. Barcelona barazoi me Griezmann në minutën e 63, por më herët vendasit kishin mbetur me një lojtar më pak. Me këtë rezultat, pas 6 javësh kampionat Barcelona ka grumbulluar vetëm 8 pikë.

Ndërkohë Atletico Madrid nuk ka gabuar në transfertën e Osasuna-s, duke fituar me rezultatin 1-3. Golat për ‘El Colchoneros’ u realizuan nga Joa Felix ‘dopietë’ dhe Torreira më pas.

Në Seria A Parma është rikonfirmuar si macja e zezë e Interit pasi për llogari të javës së 6 zikaltërit janë ndalur 2-2 në San Siro. Për më tepër ajo që shpëtoi nga humbja ishte Inter pasi në minutën e 62 Parma ishte në avatazh të dyfishtë falë ‘dopietës’ së Gervinho-s. Më pas golat për Inter-in u realizuan nga Brozovic dhe Perisic në kohën shtesë.

Në Premier League Liverpool ka marrë tre pikët me përmbysje kundër West Ham. The Reds ia dolën me rezultatin 2-1 falë golave të Salah me penallti dhe Diego Jota-s më pas. Më herët për miqtë kishte realizuar Fornals në minutën e 10. Kjo fitore i jep siguri Liverpool-it për të mbajtur të paktën edhe për një javë vendin e parë.