Skadoi afati, policia në rrugët e Tiranës: Qytetarë, futuni në shtëpi

23 Mars 2020, 13:30

Menjëherë sapo ka përfunduar afati i dhënë nga autoritet për lëvizjen e qytarëve, në orën 13:00 të ditës së sotme, në rrugët e kryeqytetit janë parë makinat e shumta të policisë. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të nxitojnë për të hyrë në shtëpi, pasi siç ka ndodhur në ditët e tjera do të vijojnë me gjobat.