Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe disa qytetarë të cilët kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje pas shpalosjes së problemit tek platforma për bashkëqeverisjen.
Një nga pensionistët e pranishëm në këtë takim, tha se kishte problem me pensionin e tij. Mes batutave ai tha se ka gjetur zgjidhjen nga platforma, pasi i bëri telefonatë një grua. Ai i uroi kryeministrit urime dhe të shkonte sa më lart, por s’mungoi përgjigjia me humor edhe nga Rama.Pensionisti: Kam dalë në pension me ligjin famëkeq të 2014-ës, e kërkoja në Berat, s’ma rregulluan as ajo qeveri dhe as kjo, bëra ankesën tek bashkëqeverisja. Më tha: Të marrin nga Tirana, një grua…Euuu thashë unë, ç’është kjo grua, pse gratë të marrin nga Tirana? U nisa dhe erdha dhe gjeta zgjidhje. Ty të faleminderit shumë e lart e më lart.
Edi Rama: Më lart se 198 centimetra s’kam ku të shkoj.
(Të qeshura nga të pranishmit)
Më tej, një tjetër pensionist, sërish kishte patur probleme me pensionin. Ai tha se ishte ankuar tek institucioni përkatës se pse merrte pension të pjesshëm dhe si përfundim, i është hequr pensioni pas ankesës. Ai ka thënë se gjeti zgjidhje pas denoncimit në platformë.