'S'kam premtime, por vepra', fermeri ia thotë Bashës në sy: Ky është llaf i madh, por nesër s'ta kam besën as ty

17 Mars 2021, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 11:47:11

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Vlorë ku gjatë një takimi me fermerë, njëri prej tyre i ka shprehur mosbesimin te politika teksa Basha po i premtonte që kur të vijë në pushtet nuk ka vetëm fjalë.

Pjesë nga biseda:

Fermeri: Ça na merrni ju përsipër. Vajin e kemi në shtëpi. Do na premtoni diçka.

Basha: Nga unë premtime sdo dëgjosh se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime, të premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë.

 Unë skam vetëm premtime, por vepra. Nga dështimet ju skeni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.

Fermeri: Ky është llaf i madh, por nesër sta kam besën as ty.