S'kan fund problemet në Seria A, asnjë ndeshje me tifozë para Krishtlindjeve

12 Prill 2020, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 19:18:26

Lajme jo shumë të mira vijnë nga Italia në lidhje me vijimin e Seria A. Kampionati italian, ashtu si shumë liga të rëndësishme në Europë po përballet me një sërë problemesh si pasojë e koronavirusit duke filluar nga humbjet e të ardhurave nga të drejtat televizive, te ulja e pagave, e deri te data e rifillimit.