Skandal në Gjykatën e Tiranës, Mimoza Kajo Brahimi përjashton kompaninë amerikane nga gjyqi për Duty Free në Rinas

20 Shkurt 2020, 20:10

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet një betejë gjyqësore paralele për çështjen e ambienteve Duty Fre në Aeroportin e Rinasit. Beteja zhvillohet mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare gruan e Gjin Gjonit, Elona Çaushi dhe Tirana International Airport, që menaxhon Aeroportin e Rinasit. Kompania e Elona Çaushit ka humbur tenderin e TIA-së për menaxhimin e dyqaneve pa taksa në Rinas si dhe i ka mbaruar kontrata në 27 gusht 2019. Tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, e cila ka lidhur një kontratë me TIA-n, për këto dyqane. Por, në gusht të vitit 2019, Mimoza Kajo-Brahimi, pranoi një padi të Elona Çaushit, që kjo e fundit të vijojë vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë. Me këtë sigurim padie, kompania e Elona Çaushit u paraqit tek Ministria e Financave për rinovimin e autorizimit për aktivitetin Duty Free.