Skandali/ Gjykata rrëzon vendimin, AKU ribllokon biznesin e palicencuar në Sarandë dhe 7,636 kg ushqime të skaduara

1 Gusht 2019, 17:39 | Përditesimi: 1 Gusht 2019, 17:39

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ribllokuar një biznes të palicensuar në Sarandë dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata e zhbllokoi herën e parë. AKU ngre dyshime mbi vendimin dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit, por ajo u vedos sërish. Elidon Papazisi është gjyqtari pranë Administratives së Gjirokastrës që ka dhënë vendimin për heqjen e masës së bllokimit për biznesin në Sarandë. 

Më 27 Korrik 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi Median dhe Opinionin Publik mbi rezultatet e kontrollit ushqimor në një subjekt tregtar “Magazinë Ushqimore dhe Prodhim Sallami” në Sarandë. Në përfundim të kontrollit, AKU vendosi ndalimine menjëhershëm të aktivitetit të palicencuar dhe tregtimittë produkte të skaduara që nga viti 2015, bllokiminpër asgjësim të 7,636 kg produkteve ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit dhe masën administrative gjobë në vlerën totale 3.2 milion lekë të reja.

Më datë 31 Korrik 2019, një ditë pas regjistrimit të çështjes, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur heqjen e bllokimit mbi aktivitetin e palicencuar (marrje mase sigurimi). Në të njejtën ditë me vendimin e Gjykatës, Zyra Përmbarimore Sarandë ka nxjerrë Urdhërin për “Masën e Sigurimit të Padisë”, me kërkesë të subjektit të konstatuar në shkelje nga AKU. Zyra e Përmbaruesit Sarandë ka prishur vulat e sigurisë të vendosura nga AKU, duke kryer zhbllokimin e produkteve nga rregjimi "Bllokim me destinacion asgjësim", me veprime proceduriale ekstra-ligjore (pa njoftuar zyrtarisht, as mbi vendimin gjyqësor dhe as mbi veprimet proceduriale, institucionin dhe pa prezencën e përfaqësuesve të tij).

r.k./Shqiptarja.com