Skandali i Metës me nënshtetësitë, Hyseni: Të dënuarit ia ka dhënë nëpërmjet takimeve informale!

27 Tetor 2020, 22:32 | Përditesimi i fundit: 2020-10-27 22:36:18

Në studion  e emisionit "Repolitix" në Report Tv po diskutohet lidhur me skandalin e nënshtetësisë së presidentit Ilir Meta dhe "kërcënimet" që ky i fundit ka bërë ndaj gazetarit të shqiptarja.com dhe Report Tv Adriatik Doçit, i cili ka investiguar dhe publikuar shkeljet e presidentit.

Më konkretisht janë ndalur te rasti i Arsim Fadil Ramadani, i dënuar me 30 vite burg me vendim të formës së prerë, për vrasjen e 5 anëtarëve të një familje, në vitin 2001, i cili është pajisur me nënshtetësi nga Presidenti Ilir Meta, në emër të interesit kombëtar, me dekret numër 11739, datë 22.9.2020.

Deputeti Alket Hyseni duke iu referuar rasteve ka thënë se këto shkelje nga ana e presidentit janë bërë në kuadër të qokave nëpër takime informale dhe në shkelje me ligjin.

"Nëse plotësohen kërkesat në përfundim të procesit bëhet akti solemn i dekretimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat ka një rast përjashtimi. Nëse ky  person përbën interes kombëtar në fushën e shkencës ekonomisë dhe të kulturës e sportit, në këto raste mund ti jepet nënshtetësia duke anashkaluar kriteret përveç njërit.

Prandaj bëra një parantezë të parashikimit ligjir. duke e parë kështu procesin asnjë ligjëvënësi ua kalon institucioneve. Duke qenë se janë një sërë kriteresh nuk mund ti bëjë verfikimet zyra e presidentit mund të kërkojë që të kalohen kriteret por jo procedura e filtrimit.  Jam  shqetësuar të kalojë një person ky krimi është një nga aspektet.

Parlamenti sapo ka nisur një procedurë nisur edhe nga një denoncim publik i një gazetari që gjej rastin ta komplimentoj për punën. Smund të them se sa cilësore është por besoj se është përderisa ka nxjerr në pah një fenomen të tillë. Presidenti është në momentet më të vështira. Ky është koment praktik, unë jam deputet dhe do bëj dhe komente politike.

Unë besoj që verifikimi nuk është bërë sepse unë them edhe sikur formalisht të jetë bërë nga presidenti. Unë nuk kam parë ndonjë provë ,por për fenomenin po shprehem qartë, këtë smund ta verifikojë institucioni i presidentit. Është njësoj sikur të them unë dal garant, kjo është bërë përmes qokave, nëpërmjet takimeve informale janë kërkuar ndere të tilla. Mua më shqetëson që presidenti kërkon të arrestohet një gazetar jo vetëm si politikan por dhe si  qytetar", tha hyseni