Skandali i shtetësisë për 8 orë, Meta: Futbollisti afrikan u verifikua, por nuk ua tregoj dokumentin se është sekret

26 Tetor 2020, 16:11

TIRANW- Presidenti Ilir Meta zgjodhi t'i përgjigjet pyetjes së Report Tv për një rast konkret të dhënies së 419 nënshtetësive me procedurë të përshpejtuar, por sërish la një mal me pikëpyetje dhe mister. Bëhet fjalë për futbollistin afrikan që luan me skuadrën e Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, të cilin presidenti e pajisi me nënshtetësi shqiptar më 28 shtator 2020, në të njëjtën ditë që kishte protokolluar kërkesën e presidentit të Klubit, Refik Halili.

Cili ka qenë kriteri për të vlerësuar si vlerë kombëtare dhe për t'i dhënë nënshtetësinë brenda 8 orëve një futbollisti të pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit?, ishte pyetja që gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri ngriti ndaj presidentit në konferencën për mediat, që mesa duket nuk e gjeti të papërgatitur kreun e shtetit.