Skandali/ Ilir Meta gënjen me dekretet për shtetësinë, pasaportë brenda 8 orëve për të mashtruar UEFA-n, e nxjerrë zbuluar zëdhënësi Blushi

11 Tetor 2020, 09:07

TIRANË- Merr përmasat e një skandali historia e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për të huajit nga Presidenti Ilir Meta. Përpos mungesës së verifikimit për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, një kërkesë kjo e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, Presidenti Ilir Meta firmos dekrete të falsifikuara për dhënie shtetësie brenda disa orëve, në shkelje të ligjit dhe procedurave, duke u përfshirë në një skemë mashtrimi të klubeve të futbollit ndaj UEFA-s.

Në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur një dekret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan Ëinnful Essua Joseph Cobbina, duke deklaruar se kërkesa është bërë nga vetë futbollisti. Por, në 4 tetor 2020, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, ka zbuluar se kërkesa për dhënien e shtetësisë në të vërtetë është bërë nga Klubi i Futbollit Tirana dhe jo nga Cobbina, duke nxjerrë kështu zbuluar Presidentin dhe implikimin e tij në ky skandal..

Sipas shkresës së publikuar nga zëdhënësi Blushi, Klubi i Futbollit Tirana në datën 25 shtator i ka kërkuar Presidentit Meta dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.

Ëinnful Essua Joseph Cobbina kishte pasaporta nga Ghana po nderkohe Klubi i Futbollit Tirana e kishte plotësuar kuotën prej 5 lojtarëve, kështu që Ëinnful Essua Joseph Cobbina nuk mund të hynte në fusha gjatë ndeshjes në Zvicër, duke qenë i huaji i gjashtë. Për të plotësuar kushtin e UEFA (duke anashkaluar rregullat e tij) klubi ka gjetur një bashkëpunëtorë të jashtëzakonshëm: Presidentin e Republikës, i cili në kohë rekord prej 8 orësh i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit afrikan.

“Klubi i Futbollit Tirana në veprimtarinë e vet futbollistike në kuadër të ndeshjeve të Eurove League luan ndeshjen vendimtare më datë 01.10.2020, kundër Young Boys në Zvicër. Për ktë ndeshje si dhe por ndeshjen e radhës KF Tirana ka në klubin e saj lojtarin Ëinnful Essua Joseph Cobbina me shtetësi ganeze. Për të plotësuar objektivin tonë madhor për pjesëmarrjen në grupet e Eurove League, klubi e ka të domosdoshme që lojtari të jetë në Zvicër si pjesë e klubit. Ndaj sa më lart dhe bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin 113/2020 për shtetësinë, KF Tirana kërkon dhënien e shtetësisë për Ëinnful Essua Joseph Cobbina”, thuhet në shkresën që mban datën 25 shtator 2020 të firmosur nga presidenti i klubit Partizani, Refik Halili.