Skandali me nënshtetësinë/ Hyseni për Report Tv: Meta abuzoi, do e rishikojmë këtë kompetencë në ndryshimet për ligjin e presidentit

22 Tetor 2020, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2020-10-22 16:22:28

TIRANË- Pas skandalit te presidentit Ilir Meta me nënshtetësinë, deputeti i mazhorancës, Alket Hyseni thotë për Report Tv se kjo kompetencë e tij do të rishikohet në ligjin për presidentin që do të miratohet së shpejti.  Hyseni i ka cilësuar si të frikshme numrin e nënshtetësive që ka dhënë presidenti Ilir Meta brenda një viti, një numër shumë i madh krahasuar me presidentët paraardhës, duke vënë theksin se është e papranueshme që ky akt solemn siç e quan ai të përdoret për ndere personale.