Skandali në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Spektakël i pështirë! Shembull skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti Meta dhe zonja e parë

24 Nëntor 2020, 12:09

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shkeljen e masave anti-COVID nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Për Ramën, e gjitha ishte një spektakël i pështirë dhe sipas tij Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.

"Masat si  vendos unë por KT. As nuk momnitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur ti jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjetrët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. Ska asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutrim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave", tha Rama.

Pas festës bashkë me Bes Kallakun edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të pranishëm në, janë gjobitur nga policia për grumbullim dhe 'marrjes së valles' në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë.

Për këtë ngjarje policia gjithashtu ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, shtetasin F.U. dhe ka pezullon nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

    No videos found.