Skandali/ Prokurori i Shkodrës falsifikoi dosjet hetimore që t'i shpëtonte Vettingut?

19 Korrik 2018, 17:28

Prokuroria e Shkodrës rrezikon të përfshihet nga skandali për falsifikimin e dosjeve hetimore. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon për Report Tv se është duke u verifikuar rasti i prokurorit Vate Staka. Prokurori i Shkodrës i cili dyshohet se ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt. Report Tv siguron dosjen e dyshuar si të falsifikuar. Denoncimi për falsifikim dosjesh u bë edhe nga një qytetar në Report TV. Bëhet fjalë për dosjen 805/2016 me të pandehur Kolë Plenishtën ku prokurori ka ndërhyrë në procesverbal për të ndryshuar afatet hetimore. Ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor eshte zbuluar nje skandal i oreve te fundit ne lidhje me dosjet qe jane inspektuar nga ana e KPK-se per subjektin Vate Staka, Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Aktet e dosjeve objekt hetimi jane nderruar pothuajse pjesa me e madhe e tyre para se te merreshin fizikisht nga ana e anetareve te KPK-se, pasi ose kane qene me shkelje proçeduriale ose nuk kane qene fare ne dosje. Per kete skandal kane pergjegjesi shume persona qe kane qene te ngarkuar ne kete proçes, edhe vete prokuori Vate Staka, per te cilin KPK do marrin neser vendimin. Denoncimi në redaksinë e Report Tv Report Tv e investigoi këtë pretendim, ku fillimisht pyeti vetë prokurorin Staka ditën kur ai kaloi testin e Vettingut. "Denoncimet nuk kanë qenë të sakta" . Pas kësaj përgjigje Report Tv arriti të sigurojë nga arkiva e Gjykatës së Shkodrës dhe arkiva e Prokurorisë dosjen numër 805 të denoncuar fillimisht nga qytetari shkodran.