Skandali/ Tabela e përparësisë u vu pas aksidentit që i theu këmbët 24-vjeçarit! Report Tv siguron ekspertizën: Firmën e hodhi i vëllai

10 Tetor 2019, 18:35

TIRANË- Report Tv siguron dosjen ku 24 vjeçari Klodian Burgu i cili rrezikon të mbetet i paralizuar sipas ekspertimit autoteknik, është fajtor pasi nuk ka respektuar dhënien e përparësisë së krahut të djathtë ne një kryqëzim.

Por Klodiani i cili një ditë më parë denoncoi në Report Tv falsifikimin e firmës së tij dhe mbylljen e hetimeve pa dijeni, me anë të fotove që ka sjell në Report Tv thotë se ditën e aksidentit kryqëzimi ka qenë pa tabela dhe ato janë vendosur pas siç shihet në këtë foto.

Sipas Klodianit tabela e vendosur pas aksidentit detyron automjetin që përplasi atë të japë përparësi dhe jo Klodianin i cili ka parë makinën vetëm kur është përplasur në derën e parë të pasagjerit.

Në ekspertizë rezulton se asnjë nga drejtuesit e mjetit s'ka qenë i dehur apo tej normave të shpejtësisë ndërsa nuk janë fiksuar gjurmë të frenimit.

Eksperti shprehet “Nisur nga fakti i mos pasjes së gjurmëve të frenimit të motorit dhe shtrirjes së vogël të ngjarjes në hapësirë, tregon se nuk kemi të bëjmë me shpejtësi në rastin konkret të motorit”.

Edhe për mjetin autoveturë kjo shpejtësi nuk mund të përcaktohet shprehet eksperti, por nisur nga hapësira e vogël e ndalimit mund të themi se ka qenë nën normat e lejuara ku e lejuara është 40 km/h.

Në një tjetër pikë eksperti autoteknik Bashkim Misku sqaron se drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident mjeti veturë me targë AA 151 UN ka qenë i rregullt teknikisht, me patentë, pa alkool dhe i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve Klodian dhe Ervin burgu, dy vëllezërve.

 

    No videos found.