Skandali te ‘Shefqet Ndroqi’/ Rama nga Qendra e Re Shëndetësore në Tiranë: Çdo pyll ka derrat e vet, po s’është shumica

14 Janar 2021, 13:10 | Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:45

Kryeministri Edi Rama në Qendrën e e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, teksa ka pasur edhe një reagim për rastin skandal të ‘Shefqet Ndroqit’

“Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë - Një tjetër qendër shëndetësore e transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde europiane, në vend të karakatinave 50 e 60 vjeçare ku personeli shëndetësor dhe qytetarët, vuanin bashkarisht mungesën e kushteve!

* dhe një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën  e denjë të bluzave tona të bardha - çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, shkruan Rama. 

b.ha./Shqiptarja.com