Skandali/ U arrestua për 6 vepra, por arriti të shpëtonte me 2 vite burg organizatori i vrasjeve në Durrës, kamuflohej si punonjës i ministrisë së Financave

2 Maj 2020, 11:46

REPORT TV ka zbardhur të tjera detaje nga e kaluara kriminale e Altin Ndocit, që zbulojnë edhe një skandal në sistemin shqiptar të drejtësisë. Altin Ndoci i arrestuar në vitin 2015 për disa vepra penale arriti që të dilte nga burgu falë manovrave të drejtësisë.

Në 2015 ai u arrestua për 6 vepra penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta", "Mbajtje pa te drejte e uniformes", " Mosbindja ndaj urdherit te punonjesit te rendit publik", "Sigurimi i mjeteve per vjedhje", "Vjedhjes".