S'kanë marrë pagat, naftëtarët e Ballshit sërish protestë, hyjnë me forcë në uzinë, shoqërohet kreu i Sindikatës

26 Gusht 2020, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2020-08-26 15:24:27

TIRANE-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për mungesën e pagave. Fillimisht ata protestuan përpara uzinës në shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës. Naftëtarët shprehen se kanë tre paga të prapambetura. Situata është tensionuar dhe naftëtarët kanë hyrë me forcë në portën kryesore të uzinës. Report Tv sjell pamjet e momentit të tensionimit të situatës.

Pak pas grumbullimit forcat e policisë kanë shoqëruar kryetarin e Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj. Naftëtarët më pas kanë shkuar përpara komisariatit të policisë në Ballsh për lirimin e Dautajt i cili sipas tyre është shoqëruar për grumbullimet e organizuara dhe është liruar vetëm pak minuta më pas. Gjatë këtyre ditëve ka pasur disa takime për të gjetur nië rrugëzgjidhje por akoma asgjë nuk është bërë.