SKEDA europiane e koronavirusit, masat e emërgjencës shëndetësore

13 Mars 2020, 14:42

Si është përhapja e COVID-19 në Evropë dhe çfarë masash kanë marrë qeveritë?

Franca ka regjistruar 2284 raste të infektuar dhe 48 viktima. Në përgjigje të emergjencës, qeveria franceze ka udhëruar mbylljen e shkollave, universiteteve, shkollave, kopshteve, çerdheve dhe azileve deri më 3 prill. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit në Francë. Macron tha gjithashtu se një "valë e dytë" e mundshme prej koronavirusit "do të prekë gjithashtu të rinjtë”.

Gjermani ka regjistruar deri tani 2078 raste të infektuar dhe 3 viktima nga koronavirusi. Në Bavari, nga dita e hënë do mbyllen shkollat, çerdhet dhe kopshtet deri më 3 prill. Para pak ditësh kancelarja gjermane Angela Merkel tha se "ne po përballemi me një sfidë të pa parë ndonjëherë dhe se rreth 70 % e gjermanëve do të infektohen".Merkela u shpreh se përhapja e mëtejshme e epidemisë 'varet nga ne' dhe se “qeveria gjermane do marrë masa drastike për të penguar përhapjen e infeksionit”. Sipas Bild, kancelarja gjithashtu tha se "ngjarjet publike jo thelbësore dhe ato sportive" duhet të anulohen. Sidoqoftë, sipas Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania është më e përgatitur sesa vendet e tjera në përballje me infeksionin sesa vendet e tjera anëtare të BE-së.

Spanja ka identifikuar 2277 persona të infektuar kurse numri i vdekjeve ka shkuar në 55. Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollave , universiteteve teatrove, bibliotekave, qendrat kulturore, arsimore dhe sportive në të gjithë vendin të paktën deri më 26 mars. Në kryeqytetin Spanjoll janë regjistruar më shumë se gjysma e infeksioneve dhe sistemi shëndetësor po fillon të arrijë kufirin e tij. Në këto kushte Madridi i ka kërkuar qeverisë të marrë masa më të rrepta për dhjetë ditët e ardhshme