SKEDA/ Kush është njeriu kryesor i familjes Çapja që iu bë atentat me snajper dhe saga e vrasjeve në Elbasan

8 Qershor 2020, 15:14

Sot iu bë atentat me snajper nga ku mbeti i plagosur Ardian Çapja. Kjo ishte hera e tretë që u tentua që të vritet, por shpëtoi me një plumb në shpatull dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranës. Atentati i sotëm ende nuk ka autorë të dyshuar, por ngjarja rikthen edhe njëherë luftën në Elbasan dhe përplasjet e vjetra, ku në shënjestër janë Çapajt.

Përplasjet ndër vite kanë lënë pas shumë viktima pjesë e familjes Çapja dhe jo vetëm. Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel 'Unives' në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005.