Skeda për dosjen e Behar Sofisë, lëvizjet e Ernejt Shytit deri në ekzekutim të 66 vjeçarit! 2 të tjerë në kërkim për vrasjen

16 Mars 2021, 16:38

2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, me shpresën e hetuesve për të shkuar tek porositësi i vrasësve, që deri më tani i arrestuari si ekzekutor nuk e ka zbuluar. Nisur nga dosja e prokurorisë, Report Tv ka rindërtuar të gjithë intinerarin e kujdesshëm që Ernejt Shyti ka ndjekur derisa qëlloi për vdekje 66-vjeçarin mëngjesin e 25 shkurtit.