Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit!

23 Shtator 2020, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2020-09-23 15:23:02

Kryeministri Edi Rama prezantoi skemën e re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Nga qershori, 20 mijë prej tyre janë ripunësuar në kompani të reja apo në kompanitë origjinale që rifilluan aktivitetin ekonomik. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë. Rama tha se javën tjetër deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal.

    No videos found.