Skemë e mirëfilltë kriminale/ Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, në pranga 3 infermiere dhe 1 sanitare te 'Shefqet Ndroqi'

8 Shkurt 2021, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2021-02-08 15:50:06

Thellohet skandali që nisi me denoncimin që tronditi gjithë publikun shqiptar, atë të sjelljeve monstruoze të sanitares Tire Alldërvishi në spitalin COVID-2 me një paciente të moshuar e cila më pas humbi dhe jetën.

Katër urdhërarreste janë ekzekutuar sot nga autoritetet në Tiranë. Të arrestuarat janë 3 infermiere dhe 1 sanitare dhe sipas Prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për grup të mirëfilltë kriminal me qëllim fitimin. Bëhet fjalë për infermieret Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj. 

Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës bëhet me dje se komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses, vajzës së viktimës, janë bëre si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s Up.

Prokuroria pranë gjykatës së shkalles së parë Tirane vijoi të kryeje një hetim të plote dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodheshim para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfillte përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID 19 duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultonte i implikuar.

Sipas Prokurorisë është e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.

"Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e me tepër. Këta persona në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë e cila duhet të përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abuzimit me detyrën dhe përfitimit në kurriz të pacienteve dhe të familjarëve të tyre. I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kanë përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës", thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.

Të arrestuarat:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal