'S'kemi treg për shkak të gripit', fermerët e luleshtrydhes: Në këto kushte do falimentojmë

28 Mars 2020, 16:52

Izolimi dhe mbyllja e bizneseve që ka shkaktuar gripi ka dëmtuar fermerët e luleshtrydhes, e cila tani janë në pikun në prodhimit të saj. Problemi është se fermerët nuk po mund të gjejnë treg shitje. Në një prononcim për 'report tv' ata shprehen 'se në kushtet që ndodhen nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti'.

Ferma në fjalë ndodhet në fshatin Ade të Kafarajt dhe fermeri Fatjon Gjeli shton se 'janë drejt falimentimit pasi janë bllokuar tregjet e eksportit'. Sipas Gjelit kjo ka sjellë një dëm të madh jo vetëm atij, por të gjithëve fermerëve që kultivojnë luleshtrydhen.