Akademia e Shkencave do të rikonceptohet, statuse të reja, do të jemi timon për institutet

14 Nëntor, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2019-11-16 21:35:31

“U futa në këtë rrugë dhe mendoj se kjo reformë absolutisht duhet çuar deri në fund, pra që të bëhet një rikonceptim i rolit të Akademisë së Shkencave. Dhe kjo bëhet për Akademinë me ligjin e ri dhe statutin. Por, pastaj pas ligjit ka rëndësi zbatimi. Ne jemi në valën e  zbatimit” - thotë Gjinushi në një intervistë për Report TV

Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka nisur intensivisht punën. Pas tre vjetësh debatesh për reformën në letër, sot në krye të detyrës, ai flet për një përmbysje të mënyrës së organizimit të institucionit.

“Kryesorja është Asambleja dhe reforma konsistonte pra, në reformimin e Asamblesë.  Është vendosur që  anëtarët  mbi 75-vjeç fitojnë titullin Emeritus. Ata ushtrojnë të njëjta të drejta si anëtar asambleje, por ndërkohë këtu nuk futen në numrin limit që ka ligji për anëtarë akademie, qoftë akademikë apo akademik i asociuar.   

Dhe atë që kemi shpallur së pari ne, që sapo është miratuar sot është hapja e dhjetë fushave të reja pranimi për akademikë të cilët do të shpallen këto ditë,

Çfarë do të ndodh ndërkohë me institutet e ndara nga Akademia, që nga viti 2008.

“Akademia këtu patjetër këtu duhet të marr rolin e nxitësit kryesor, koordinuesit, madje dhe nesër të krijimit të një qendre kryesore, që luan rolin e lokomotivës së zhvillimit në këto fusha. Kemi bërë në fakt disa konsulta, sepse pranë Akademisë së Shkencave ka vepruar një këshill ndërakademik, i cili pikërisht ka për qëllim mbrojtjen e gjuhës standarde, pasurimin e gjuhës standarde dhe zbatimin e gjuhës standarde.

“Ndërsa flet me kompetenca për ndryshimin e statuseve, Gjinushit do t’i duhet të jetë edhe opozitar me qeverinë nëse bllokohet nga pengesat ligjore.

Ndërsa po qe pastaj për oponencë për aspektin ku ecet gabim, ku nisemi që nga gjuha, zvarritjet që mund të për të nxjerr aktet, apo për të mbështetur botimin e  enciklopedisë shqiptare, apo të fjalorit të gjuhës shqipe. Patjetër, që do jemi një oponencë shumë e fortë e qeverisë, në kuptimin ndaj pengesave politike ndonjëherë që bëhen me dashje apo pa dashje.  

Gjatë një interviste të zgjeruar për Report TV, Skënder Gjinushi ka theksuar se presioni politik ushtrohet prej 30 vjetësh në Akademinë e Shkencave.  Kreu i Akademisë premton ndryshimin e kursit.

Kategori të tjera