'S'kishim preferenca, por Kraiova është skuadër me traditë'! Trajneri i Vllaznisë: Nuk dua lojtarë vetëm për Europën

16 Qershor 2022, 16:55

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa thotë se nuk kishte preferenca për shortin e Conference League. Ai i konsideron rumunët e Kraiovës një skuadër me buxhet shumë më të lartë, ndërsa shton se drejtuesit nuk duhet të nxitohen me merkaton.