'Skoda' përplas makinën me 4 punëtorë shqiptarë në Greqi, përfundojnë në kanal, por shpëtojnë mrekullisht

7 Qershor 2020, 21:41

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të dielë në Greqi, ku një makinë pune me 4 punëtorë shqiptarë është përplasur nga një tjetër automjet.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në rrugën Lamia - Moschochori, teksa 4 shqiptarët po ktheheshin nga puna, kur u goditën nga një makinë tip 'Skoda'.