Skopje East Gate, investimi më i madh i një biznesi shqiptar në Maqedoni

1 Qershor 2018, 15:45

Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me komplekse rezidenciale dhe 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi, një qendër tregtare me mbi 250 dyqane me markat më të njohura botërore dhe mbi 2.000 vende të reja pune, ky është projekti Skopje East Gate (SEG), të cilin Grupi Balfin e prezantoi dje në Maqedoni si vizionin e tij për një simbol të Shkupit të ri dhe modern.

Grupi Balfin që ka ideuar dhe realizuar historinë e suksesit në Maqedoni me Neptun - rrjeti më i madh i pajisjeve elektro-shtëpiake në vend - dhe me Skopje City Mall (qendrën më të madhe tregtare) paraqiti  konceptin e Skopje East Gate që do të jetë i pari i llojit të tij në rajon dhe që do të bashkojë konceptin e shopping, të jetuarit dhe të bërit biznes në një të vetëm.