Skrapar, policia i rrethon shtëpinë, dorëzohet pasi terrorizoi fshatin me kallash

29 Prill 2020, 08:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 09:06:11

SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë është ajo e orëve të vona në Skrapar, ku një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor u mbyll në shtëpinë e tij në katin e parë të një pallati pasi qëlloi me armë zjarri duke terrorizuar banorët, por qëlloi edhe ndaj policisë kur efektivët mbërritën në vendngjarje. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, por situata ishte e rrezikshme përsokohë 57-vjecari, që Report Tv mëson se quhet Hekuran Hoxha, u mbyll në shtëpinë e tij duke qenë i armatosur. Vetëm pas rreth 4 orësh ai arriti të dorëzohej dhe t'i bindej thirrjes së forcave të shumta që rrethuan pallatin, prej orës 20:40. Shtëpia e tij ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen "5 Shtatori", ndërsa bashkë me të është dorëzuar dhe vëllai që ndodhej në shtëpi, të dy me probleme të shëndetit mendor.Polica jep detaje nga ngjarja e rëndë në qytetin e Skraparit, ku një i sëmurë mendor shtiu me automatik në ajër. "Më datë 29.04.2020, ora 01:15, u arrestua në flagrancë, shtetasi, Hekuran Hoxha, 58 vjec, banues në lagjen “5 Shtatori” në Çorovodë, me arsim 4 klasë, sepse në datë 28.04.2020 ora 19:30, në banesën e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik. Nga kontrolli ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një automatik Model 56 me nr. 020220-85, një krëhër me fishekë dhe 28 fishek model 56. ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësis publike”. Nenet 278 dhe 274 të K", njofton policia.