Rritet me 35% numri i personave të trafikuar nga Shqipëria drejt Britanisë në madhe, ndërsa shumica e viktimave të këtij trafiku përfundojnë duke punuar në aktivitete të paligjshme, si duke ushtruar prostitucion apo duke shitur lëndë narkotike ose duke punuar në të zezë.
Është televizioni prestigjoz britanik, Sky News që i ka kushtuar një artikull çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt ishullit britanik, ndërsa shifra konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli. Gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij të Sky News në kuadër të këtij artikulli kanë vizituar edhe Shqipërinë.
Ata fillimisht janë ndaluar në një qendër rehabilitmi në Vlorës, ku aktualisht strehohen 15 gra viktima të trafikut të kthyer së fundmi nga Anglia. Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskrimunura. Është kjo një pjesë e historisë tyre.
Besjana është një ndër to, e cila pasi kishte mbetur shtatzënë ishte refuzuar nga familja. Nëna dhe vëllai e kishin dhunuar më synimin që të dështonte fëmijën. "Ata më rrahën që unë të humbisja foshnjën ... ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment", tha ajo për gazetarët e Sky News.
Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Angli ku u detyrua të punonte e papaguar si një prostitutë për 18 muaj me radhë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo i tha Sky Neës: "Është e njëjta ditë, sapo arritëm në shtëpi brenda një ore, trafikanti e kishte urdhëruar të ushtronte prostitucion".
Ajo arriti të largohej - por të tjerët përfundojnë duke u shitur nga banda në bandë në të gjithë Evropën dhe gjithnjë e më shumë në Britani të Madhe. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se numri i viktimave të mundshme të trafikimit të referuara ndaj autoriteteve britanike u rrit në 5.145 mes 2016 dhe 2017.
Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke shitur viktimat si mallra. Zëvendësdrejtori i NCA, Tom Doëdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit. Ai tha: "Bandat kriminale të organizuar shqiptar janë duke operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin vec Britanisë së Bashkuar edhe ushtrojnë dhe në vende të tjera të BE". "Ata janë ato që ne e quajmë 'poli-kriminelët", të përfshirë njëherësh në disa aktivitete kriminale u shpreh ai.