S'lejohet bashkëjetesa, por Arabia Saudite 'përkëdhel' Ronaldo-n! Georgina e detyruar të ndryshojë, debutimi i portugezit më 19 janar kundër Messi-t

7 Janar 2023, 14:11

Bashkëjetuesja e Cristiano Ronaldo-s Georgina Rodriguez do jetë e detyruar të ndryshojë stilin e jetës në Arabinë Saudite për shkak të disa rregullave në shtetin në fjalë. Ndërkohë debutimi i portugezit me Al Nasrr është shtyrë për shkak të një dënimi, ndërsa do të ndodhë më 19 janar në një ndeshje kundër Messi-t.