“S’marr vesh nga instagrami”, dibrani s’kërkon lëmoshë por të marrë pensionin

20 Prill 2020, 10:59

 

“S’marr vesh nga instagrami”. Kështu është shprehur me batutë një i moshuar me origjinë nga Dibra por që jeton në Paskuqan në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu duke shprehur shqetësimin se ende nuk e kishte marrë pensionin.Ai ka pasur vetëm një kërkesë për institucionet:”  Nuk dua as lëmoshë as gjë nga qeveria, dua vetëm të marr pensionin se jetoj me djersën time .Dua leje që të shkoj në bankë për të marrë pensionin tim dhe të zonjës të muajit mars” përfundon telefonatën zotëria.