Socialistët mbledhin Asamblenë, s’ka ndryshime në qeveri/ Rama kritika të ashpra, hap "fushatën"

7 Shtator 2018, 15:27

TIRANË-Ka nisur që prej orës 10:15 minuta mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Siç edhe ishte paralajmëruar në këtë asamble u miratua rendi i ditës, ndërkohë që fokusi janë zgjedhjet e ardhshme lokale, oferta e socialistëve për opozitën. Në rendin e ditës që është miratuar në Asamble, nuk përfshihen ndryshimet e përfolura në kabinetin qeveritar. Në Asamble ka folur kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, Alfred Peza dhe Elisa Spiropali. Rama vuri theksin tek bashkëqeverisja, por nuk harroi edhe të fliste publikisht për deklaratat e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Rendi i ditës në Asamblenë e PS-së

1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

Në Asamblenë Kombëtare ndodhen figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Ish-ministra e ish-deputetë, kryetarë bashkish e drejtues në qarqe kanë marrë pjesë në këtë Asamble. Ka spikatur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili është filmuar teksa ka mbërritur me biçikletë.

    No videos found.