Solidariteti/ Bankers Petroleum jep ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti, të tjera po përgatiten

27 Nëntor 2019, 13:37

Sasi të konsiderueshme ushqimore dhe veshmbathjesh janë sjellë pranë qendrës së grumbullimit të ndihmave, vendosur pranë bashkisë së Fierit nga kompania e kërkimit dhe prodhimit të naftës Bankers Petroleum për të prekurit nga tërmeti 6.4 ballë i cili goditi vendin tonë, duke lënë pas me dhjetëra të vdekur, mbi 600 të plagosur dhe dëme të shumta materiale. 

Sipas presidentit të kompanisë Xingyun Sun, batanije, veshmbathje dhe ndihma të tjera janë duke u përgatitur për familjet e prekura nga tërmeti, një pjesë e të cilave janë dërguar dhe pritet që shumë shpejt të tjera të nisen drejt qytetit të Durrësit.

“Ne bëmë  çdo gjë gati shpejt e shpejtë që ti sillnim sa më shpejt. Nuk i numëruam. Thjesht i morëm dhe i sollëm.”-deklaroi Xingyun Sun.

Brenda pak kohësh për të prekurit nga tërmeti janë grumbulluar qindra kilogram ushqime, shumë veshmbathje edhe një shumë të konsiderueshme lekësh.