SOLIDARITETI/ Vijnë në Shqipëri ekipet turke për të ndërtuar 500 shtëpi. Nga Los Angeles ekspertë për të vlerësuar godinat

30 Nëntor 2019, 15:03

Forcat e ushtrisë dhe emergjencës civile shqiptare, forcat speciale të Kosovës, grupet e shpëtimit, zjarrfikësit-heronjë të heshtur nga vendet partnere si Italia, Franca dhe gjithë vendet e Ballkanit e deri nga Izraeli, u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë të mbeturve nën rrënoja, të plagosurve, traumatizuarve dhe atyre nën qiell e pa çati, pas tërmetit vrastar. Tragjedia e 26 nëntorit, e cila do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive, vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete, individë dhe organizata.