Sondazhi, 63% e shqiptarëve vlerësojnë qeverinë Rama në mandatin e dytë, 37% e cilësojnë të dobët

8 Dhjetor 2020, 23:31 | Përditesimi i fundit: 2020-12-08 23:37:17

Si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat? 37% e shqiptarëve janë përgjigjur shkëlqyeshëm, 15% të mirë dhe 11% të mjaftueshëm duke bërë që 63% ta vlerësoj një qeveri të mirë dhe 37% të dobët, ku 23% e cilësojnë të dobët dhe 17% të keqe.

Një tjetër pyetje që i është bërë 500 shqiptarëve që janë pyetur në sondazhin e zhvilluar nga instituti italian Piepoli është mendimi që kanë për punën e Qeverisë Rama në disa fusha kryesore.

Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë punën për Shëndetësinë, për të cilën 48% mendojnë se është punuar mirë ose shumë mirë.

Dialogu me opozitën është pika më e dobët sipas shqiptarëve për Qeverinë me vetëm 33% të shqiptarëve që thonë punë të mirë ose shumë të mirë.

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në këto fusha? Liria e shtypit në vend 49% e shqiptarëve e ka vlerësuar të mirë dhe 46% jo të mirë duke krijuar një rezultat të ngushtë. Reforma zgjedhore nuk është vlerësuar nga qytetarët, ku 50 % e kanë cilësuar jo të mirë dhe 45% të mirë. Dhe integrimi është një tjetër pikë e dobët pasi 51 % e cilësojnë jo të mirë. Vërejtje ka pasur edhe për ekonominë dhe politikën e jashtme në votime, ku shumica e qytetarëve shprehet se situata nuk është mirë. Ndërsa është vlerësuar procesi i digjitalizimit.

  •