Sondazhi i 'GPF' për Report Tv : PS fiton Shkodrën , Opozita rikuperon në Durrës dhe Elbasan

13 Mars 2019, 22:53 | Përditesimi: 13 Mars 2019, 22:53

Nëse  zgjedhjet  lokale  do të zhvilloheshin  sot sipas sondazhit të institutit "GPF Inspiring Research" që drejtohet nga Roberto Baldasari, publikuar sonte në Repolitix, Partia Socialiste pritet të ruajë bastionet e saj tradicionale në Bashkitë qendër qarku. Në rang kombëtar PD nuk lëviz shumë në krahasim me rezultatet ee zgjedhjeve të  2017, ndërkohë që LSI shënon një rënie të dukshme. Në bazë  të sondazhit këtë herë PS mund të marrë edhe kështjellën e pamposhtur të demokratëve Shkodrën por edhe Bashkitë e Kukësit dhe Lezhës, sepse  këtu balanca midis shumicës dhe opozitës  duket në lëkundje në favor të Partisë Socialiste. 

Balanca politike duket në ekuilibër ose në favor të së  djathtës edhe ne dy bastione të PS si Durrës dhe Elbasan, natyrisht nëse  të gjitha forcat  politike bashkohen  kundër kandidateve  të PS. Për të komentuar këtë rezultat në studion e Repolitix ishte edhe presidenti dhe administratori i institutit "GPF Inspiring Research" Roberto Baldasari, i cili në 2013 dhe 2017 me Institutin “Piepoli” në sondazhin e publikuar në Report tv bëri parashikim të saktë të rezultatit të zgjedhjeve te pergjistshme.. 

r.k./Shqiptarja.com