Sondazhi mbi koronavirusin në Report Tv ja kampioni i intervistave në Shqipëri dhe Itali

7 Prill 2020, 21:26

'Ky është një sondazh i dyfishtë, të intervistuarit janë italianë dhe shqiptarë. Për shqiptarët janë bërë intervista telefonike, ndërsa përsa i përket Italisë është bërë një kampion në normë të popullsisë. Në Shqipëri janë bërë intervista nga i gjithë territori në qarqe dhe zona. Intervistat janë bërë mes fundit të marsit dhe fillimit të prillit. Nuk ka qenë e vështirë sepse argumenti ka qenë i përbashkët, të paktën sa i përket pjesës së parë të këtij sondazhi. Personat janë përgjigjur të shumtë në numër si në Itali dhe Shqipëri' tha Baldasari.