Sondazhi për Report Tv/ 93.3% e italianëve në dijeni për mjekët që dërgoi Shqipëria

7 Prill 2020, 22:52

Në datë 29 mars kryeministri Edi Rama dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar vendin fqinj në përballimin e luftës kundër koronavirusit. Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane "MG Research" kryen një sondazh kombëtar në Itali duke pyetur qytetarët e vendit fqinj nëse janë informuar mbi këtë fakt. 93.3% e italianëve që janë pyetur janë shprehur po, 'jam në dijeni', ndërsa 6.7% e tyre kanë thënë se nuk janë dijeni. Nga 10 qytetarë të pyetur, 9 prej tyre ishin në dijeni të gjestit të bërë nga Shqipëria.

 

    No videos found.